Xhixho: Problemi i Shqipërisë është mungesa e golit, lista u “gatua” gabim

schedule23:17 - 15 Tetor, 2020

schedule 23:17 - 15 Tetor, 2020

Drejtori i sportit në RTSH, Pano Xhixho, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Xhixho foli për kombëtaren e Shqipërisë dhe mes të tjerash, u shpreh:

“Problemi i kombëtares tonë është shënimi i golave. Kjo listë, për shumë arsye, është gatuar që në fillim me mungesë goli. Kishim në kombëtare lojtarë që kanë mungesë goli të theksuar, kanë edhe mungesë minutash.

Broja nuk ka luajtur titullar, ka shënuar vetëm 1 gol në 75 minuta të luajtura. Ke Manajn, që nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare, ke dhe Seferin me 0 ndeshje. Vrioni, që luan me U-23 e Juventusit në Serie C. Lojtarët sulmues, mungojnë, Uzuni, Cikalleshi, të vetmit lojtarë që kanë luajtur dhe kanë shënuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!