Xhiruan video porno në stadiumin francez, klubi i Nice do të marrë masa ligjore

schedule09:38 - 15 Shkurt, 2023

schedule 09:38 - 15 Shkurt, 2023

Rruga ligjore do të ndiqet nga Nice dhe gjithashtu nga kompania Nice Eco Stadium që menaxhon stadiumin “Allianz Riviera” për një film me përmbajtje erotike që u filmua gjatë ndeshjes Nice-Lille më 29 janar.

Aktorja e pornos Laure Raccuzo filmoi veten e saj në tualetet e stadiumit me një tifoz të rashtësishëm që e “peshkoi”, video të cilën e publikoi më pas në faqet e internetit me pullë të kuqe.

Askush nuk e kuptoi që kjo video kishte ndodhur dhe drejtuesit e klubit të Nice janë informuar nga tifozët e tij përmes rrjeteve sociale.

Drejtuesit e klubit dhe kompania që menaxhon stadiumin kanë denoncuar ngjarjen dhe tashmë po hetojnë rrethanat në të cilat është filmuar videoja me përmbajtje erotike./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!