Xhihadi Islamik: Pengjet izraelite tentuan të vetëvriteshin

schedule15:47 - 3 Korrik, 2024

schedule 15:47 - 3 Korrik, 2024

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, Brigada Al-Quds, njoftoi sot se disa pengje izraelite tentuan të vrisnin veten pasi filluan t’i trajtonin ata në të njëjtën mënyrë si Izraeli i trajton të burgosurit palestinezë.

“Disa të burgosur tentuan të vetëvriteshin si rezultat i zhgënjimit të madh që ndjejnë për shkak të neglizhencës nga qeveria e tyre ndaj çështjes së tyre,” tha Abu Hamza, një zëdhënës i Brigadave Al-Quds.

“Ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë pengjet izraelitë në të njëjtën mënyrë si Izraeli i trajton të burgosurit tanë,” shtoi ai.

Xhihadi Islamik nuk specifikoi se çfarë masash ka marrë kundër pengjeve izraelite.

Përpjekjet e ndërmjetësve arabë, të mbështetur nga SHBA, kanë dështuar deri më tani për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Hamasi pohon se çdo marrëveshje duhet të përfshijë fundin e luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, ndërsa Izraeli theksoi se do të pranojë vetëm pauza të përkohshme në luftime derisa Hamasi të eliminohet.

Një marrëveshje e mundshme do të lejonte gjithashtu lirimin e pengjeve izraelitë në Gaza në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!