Xherdan Shaqiri “kryefjalë” në SHBA, fanella e tij nga më të shiturat

schedule15:53 - 30 Shtator, 2023

schedule 15:53 - 30 Shtator, 2023

Xherdan Shaqiri, i cili luan me klubin e Chicago në MLS amerikane, është një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve.

Fanella e lojtarit shqiptar është një nga më të shiturat e kompanisë “Adidas” në dyqanin “MLSstore”.

Fanella e sulmuesit të talentuar është në vendin e 25-të si më e shitura, ndërsa vendin e parë sigurisht e ka Leo Messi me Inter Miami./ h.ll/abcnews.al