Xhepa: Përtej pagës minimale duhet parë me shqetësim ndarja e të ardhurave

schedule22:01 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 22:01 - 8 Dhjetor, 2021

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa i ftuar në studion e “Bardh a Zi”, ku po diskutohet për politikat sociale, u shpreh se nuk janë pagat e ulëta ato që duhet të shqetësojnë më shumë. Sipas tij, është shpërndarja e të ardhurave ajo që duhet parë me shqetësim.

Lexo edhe: Pagat e ulëta, Gjika: Ai shqiptar që mendon se vlen dy lekë nuk është këtu

“Përtej pagës minimale ajo që më shqetëson, paga është dysheme poshtë së cilës është shkelje ligjore. Ajo që duhet të shqetësohemi është me ndarjen e të ardhurave. Një sistem ekonomik që nuk prodhon rritje e të ardhurave. Për pasojë kjo rritje e të ardhurave duhet të shkojë sa për punëtorin  aq edhe për kapitalin. Ka momente të caktuara që disa sektorë mund të goditen, flasin për rritjen e ekonomisë në përgjithësi. Në Shqipëri duke mos pasur konkurrencë në treg, në një treg pune kur njerëzit s’kanë alternativ, në rastin kur këto tregje nuk funksionojnë shteti mund të ndërtojë prap politika jo të drejtpërdrejta. Nëse Gjergji do të marrë pjesë në një tender një nga kriteret është norma e pagave që ti u jep punëtorëve. Në momentin që vihet një kriter për të përfituar fonde publike atëherë vjen edhe ndërgjegjësimi,” u shpreh ai.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!