Xhepa: Pandemia nxori në pah shumë probleme, ekonomia “kali i betejës” së fushatës zgjedhore

schedule22:50 - 4 Janar, 2021

schedule 22:50 - 4 Janar, 2021

Eksperti i Selami Xhepa këtë të hënë i ftuar në emisionin Log. me Endri Xhafon ka komentuar gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të tërmetit dhe të pandemisë.

Xhepa në fjalën e tij është shprehur se ekonomia e Shqipërisë nuk ishte e përgatitur për tërmetin dhe jo më për pandeminë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pandemia dhe tërmeti ka prekur një pjesë të madhe të popullatës.

“Në momente të vazhdueshme në Shqipëri dhe pse ka pas dhe raste të rritjes ekonomike, sot kemi një strukturë që individët që marrin njëmijë euro në muaj janë 10% dhe pjesa më e madhe e qytetarëve deklarojnë vetëm 300 mijë lekë të të ardhurave.

Pandemia dhe tërmeti prekin më shumë shtresat vulnerable pra një pjesë të madhe të popullsisë dhe ekonomitë më të mëdha të botës në këtë rast i gjunjëzojnë dhe duhet që të marrin masa për financat publike.

Ekonomia e Shqipërisë nuk ishte e përgatitur as për pasojat e tërmetit dhe jo më për atë të pandemisë. 390 milionë euro janë akorduar nga BE për Shqipërinë pse nuk i marrim këto dhe të mbështesim shtresën në nevojë të qytetarëve, por askush nga ne se dimë ku shkuan këto para. Vendimet e qeverisë që ndryshoheshin çdo javë kanë shkaktuar dhe probleme pasi nuk ishin të bëra me konsultim por ishin të bëra në nxitim dhe sipër.

Për shkak të pandemisë 57 mijë persona kanë ngelur të papunë. Fatkeqësisht nganjëherë nuk kanë rëndësi madhësia e fondit sesa efiçenca, pasi dhe një sasi e vogël paraje e miradministruar do të ishte një hap i madh ndihme në këtë kohë krize. Bizneset e vogla nuk zotërojnë kapacitetin për të shkuar vetë pranë bankave, ndaj është e rëndësishme që biznesi i madh që ndihmon që të mbajë në jetë një biznes të vogël është qetë mbështet dhe kjo do ti japë një ndihmë të madhe për mbijetesën e biznesit të vogël.

Ekonomia do të jetën kali i betejës së fushatës zgjedhore, pasi gjendja e vendit është e vështirë. Në ditën që do të vijë një qeveri e re nevoja për të shikuar buxhetin e shtetit është nevoja absolute ”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!