Xhenova, në rrezik pjesa tjetër e urës, shtëpitë nuk mund të shpëtohen

schedule16:09 - 15 Gusht, 2018

schedule 16:09 - 15 Gusht, 2018

Bëhet gjithnjë e më dramatike situata në Itali një ditë pas shembjes së urës në Xhenova. Zjarrfikësit kanë nisur inspektimin e pjesës së mbetur të urës pasi dhe ajo rrezikon shembjen. Ndërsa kryebashkiaku i qytetit deklaroi se është e pamundur të shpëtohen shtëpitë që janë poshtë urës.

Janë pezulluar aktualisht operacionet e kërkim-shpëtimit në Xhenova të Italisë pasi pjesa e mbetur e urës që u shemb një ditë më parrë rrezikon gjithashtu të shëmbet. Zjarrfikësit dhe ekspertët kanë nisur inspektimin e saj. Ndërkohë që numri i të pastrehëve është rreth 700, kryebashkiaku i qytetit deklaroi se është e pamundur që të shpëtohen shtëpitë që ndodhen poshtë urës. Por Kryebashkiaku, Marko Buci, premtoi se qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi do u jepet një shtëpi e re. Më tej ai shtoi se në mungesë të urës do të duhen më shumë autobusë dhe trena për transportin publik, i cili në pjesën më të madhe do të jetë falas.

Nga ana e tij, zëvendës kryeministri Italian Di Maio është treguar shumë i ashpër duke i dhënë përgjegjësinë e tragjedisë “Autostradave për Italinë. Në të njëjtën linjë dhe ministri i Brendshëm Salvini, i cili tha se minimumi që mund të pritet është dorëheqja e zyrtarëve të lartë. Ndërsa ministri i transporteve premtoi se do të ketë gjobë deri në 150 milionë euro për përgjegjësit e incidentit./abcnews.al