Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, hyri i buzëqeshur në SPAK dhe duke përshëndetur mediat. Por pas qëndrimit prej gati një ore në ambientet e brendshme të Organit të Akuzës, ai nuk ndaloi për asnjë çast duke mos dhënë shpjegime se pse ishte thirrur në SPAK.
Ndaj Xhelal Mëziut, sot deputet I Partisë Demokratike, janë bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke iu referuar kohës dhe shkeljeve që ai ka bërë gjatë periudhës që ka drejtuar Bashkinë e Kamzës.
Kjo është e disa herë që Xhelal Mziu paraqitet në SPAK, ndërsa në daljet e mëparshme deklaronte se është thirru si person që ka dijeni për disa tendera.


