Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.
Në një postim ne Tëitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur”, ka shkruar ajo.
Presidenti Thaçi, tha më herët se kjo njohje vjen edhe si pasojë e kontributit të madh të kongresmenit amerikan Eliot Engel.
“Lajm i mirë. Sa jam njoftuar nga ambasadorja jonë Vlora Çitaku se Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës si sovrane dhe të pavarur. E di se kjo është rezultat i punës së zellshme dhe lobimit disa vjeçar, duke përfshirë edhe kongresmenin Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miqtë e dashur nga Kingston”, shkroi Thaçi. /abcnews.al