Xhaka zbulon personin që e bindi të largohej nga Arsenali

schedule16:25 - 12 Korrik, 2023

schedule 16:25 - 12 Korrik, 2023

Bayer Leverkusen ka përfunduar negociatat dhe ka njoftuar nënshkrimin me Granit Xhakës nga Arsenali, i cili dëshironte t’i linte vend në mesfushë Declan Rice.

Mesfushori zviceran u rikthye në Bundesligë pas shtatë vitesh, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare dhe shpjegoi arsyet e vendimit të tij:

“Xabi Alonso ishte ai që më bindi. Ai është një trajner me vizion dhe më tregoi se sa shumë më do në ekip”, tha 30-vjeçari, i cili ka bërë gjithsej 295 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 29 asistime që kur u ble në vitin 2016. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!