Xhaka: Vështirë të stërvitesh në shtëpi, Arsenali meriton Champions-in

schedule22:03 - 28 Prill, 2020

schedule 22:03 - 28 Prill, 2020

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka folur sot për aventurën e tij 4-vjeçare tek Arsenali, për stërvitjet në shtëpi dhe për dëshirën që ka këtë sezon, me 27 vjeçarin që dëshiron të rikthehet në Champions League.

“Kam një program stërvitor dhe jam stërvitur çdo ditë në shtëpinë time, me seriozitetin maksimal. Është e vështirë, pasi kam pranë vajzën time të vogël dhe për çdo prind është thuajse e pamundur të qëndrojë larg fëmijëve të tij. Gjithsesi, të gjithë jemi treguar profesionistë dhe kemi bërë më të mirën tonë në seancat stërvitore.

Kam luajtur shumë tek Arsenali, sigurisht që kam pasur ulje-ngritjet e mia. Kam 4 vite këtu dhe jam në një vend special. Na mungon Champions League, kemi tre sezone mungesë. Shpresoj dhe dëshiroj që të mos bëhen katër, Arsenali e meriton të luajë në Champions. Premier League është shumë e vështirë, një gabim dhe ndëshkohesh. Sezonin e shkuar, nuk ia dolëm për një pikë”, tha mes të tjerash Xhaka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!