“Futbollisti modern duhet të jetë i shpejtë, i fortë, rezistent. Nëse bashkohesh me Interin teknika merret e mirëqenë”. Fjalët e Antonio Conte janë të qarta. Teknika e Christian Eriksen nuk mjafton dhe tani Interi duhet të sistemojë diku tjetër danezin, për të cilin paguan 20 milion euro te Tottenham për ta transferuar në janar.
Në këto kushte Interi po punon që ta shesë, ose ta shkëmbejë me një lojtar tjetër. Opsionet janë disa, duke kaluar nga Franca në Anglia. Leandro Paredes i PSG pëlqehet nga Interi dhe nga ana tjetër edhe kampionët e Francës janë të interesuar për Eriksen. Kanë qenë edhe më parë.
Rikthimi në Premier League nuk mund të përjashtohet si mundësi, por Granit Xhaka nuk e dëshiron një lëvizje në drejtim të Interit, me Eriksen që do i bashkohej Arsenalit në drejtimin tjetër. Manchester United gjithashtu është një pistë, me danezin që mund të shkëmbhet me brazilianin Fred. /abcnews.al