Pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë, mesfushori Granit Xhaka mbajti veshur fanellën e Zvicrës, por mbiemri mbi të shkrunte Jashari, fjalë e cila rikthen në kujtesë heroin e UÇK-s, Adem Jasharin.
Mirëpo, duket se në kombëtaren zviceriane janë grumbulluar dhe disa lojtarë të tjerë me origjinë prej Shqipërisë dhe njëri prej tyre gëzon pikërisht mbiemrin e njëjtë me atë të heroit kombëtar.
Ardon Jashari fanella e të cilit u mbajt veshur, nga Xhaka është një djal i ri 20-vjeçar, i cili aktivizohet në rradhët e ekipit zvicerian, Luzernit, ekipi i cili militon në kategorinë më të lartë të Kampionatit Zvicerian. /i.m /abcnews.al