“Xhaka pengu i madh i merkatos, Arsenal këmbënguli”, drejtori i Romës flet për tratativat

schedule19:38 - 1 Shtator, 2021

schedule 19:38 - 1 Shtator, 2021

Roma me emërimin e Jose Mourinhos, ka nisur një projekt të ri dhe ambicioz, pjesë e të cilit mund të ishte edhe Granit Xhaka. Vetë mesfushori në një moment i tha “po” Romës, por Arsenal nuk pranoi ta shesë dhe gjeti akordin me mesfushorin për të rinovuar.

 

Pikërisht kapiteni i Zvicrës është pengu më i madh për Tiago Pinto, drejtori i përgjithshëm i Romës. Në një intervistë të gjatë për mediet, ai flet edhe për këtë operacion, që në fund dështoi. Xhaka ishte një nga dëshirat e mëdha të Mourinhos.

“Tregu i transferimeve është gjithmonë në lëvizje dhe plot me të papritura. Pendohem për Xhakën, të cilin nuk ishin në gjendje ta nënshkruanim. Ai donte të largohej nga Arsenali, por në atë moment ata nuk donin ta shisnin. Ishte keqardhje”, tha Pinto. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!