Xhaka nuk është i pari shqiptar në “Topin e Artë”, një tjetër “ikonë” ka qenë pjesë e kandidaturave për çmimin e madh

schedule19:16 - 28 Tetor, 2024

schedule 19:16 - 28 Tetor, 2024

Është padyshim një arritje e madhe.

Kalimi te Bayer Leverkusen e ka ngritur Granit Xhakën në majën e karrierës së tij, me “yllin” shqiptar, i cili është pozicionuar në vendin e 16-të, në renditjen zyrtare të “Topit të Artë” 2024, mirëpo ky nuk është shqiptari i parë që e bën diçka të tillë.

Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz.

Legjenda e sulmit “kuqezi” e mbylli votimin me 1 pikë, po aq sa ikonat e futbollit botëror, Rudi Voller, Alessandro Altobelli, Dimitris Saravakos dhe Glenn Hoddle. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!