Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Xhaka mund të jetë “dhurata” e fundit për Mourinhon

schedule14:35 - 26 Janar, 2022

schedule 14:35 - 26 Janar, 2022

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk heq dorë nga lojtari shqiptar dhe vazhdon e këmbëngul për transferimin e tij në Seria A.

Granit Xhaka u përfol shumë në merkaton e verës së kaluar për një kalim te verdhekuqtë, përpjekje këto që nuk arritën të finalizoheshin, pasi mesfushori i Arsenalit rinovoi kontratën me ‘topçinjtë”.

Mungojnë dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos dimërore dhe në këtë mënyrë, siç raportojnë mediat italiane, Tiago Pinto po punon për afrimin e një mesfushori dhe Xhaka mund të jetë “dhurata” e fundit për Mourinhon.



Transferimi i Arthur në Londër mbetet çelësi i zhbllokimit të tratativës, në mënyrë që Xhaka të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!