Renditja zyrtare e “Topit të Artë”, mësohen emrat e lojtarëve të pozicionuar nga vendi i parë në të fundit

schedule18:36 - 28 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 28 Tetor, 2024

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në Paris, të Francës do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri.

Mirëpo, deri në momentin e mësimit të emrit, gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano ka publikuar listën me emrat e lojtarëve, të cilët janë pozicionuar përfundimisht në renditjen e “Topit të Artë” në vendet 16-30.

Në dy vendet e fundit janë dy “yjet” e Roma, ukrainasi i sulmit Artem Dovbyk dhe mbrojtësi gjerman, Mats Hummels. Në vendin e 28-të është anësori i Bayer Leverkusen, Grimaldo, ndërsa para tij pozicionohen porutgezi Vitinha i PSG, Declan Rice i Arsenal dhe Cole Palmer i Chelsea.

Në vendin e 24-t është një tjetër lojtar i Arsenal, francezi i mbrojtjes Ëilliam Saliba, ndërsa para tij është një tjetër mbrojtës nga Premier League, Ruben Dias. Në vendin e 22-të vendoset gjermani i Real Madrid, Antonio Rudiger, në të 21-tin, Bukayo Saka i Arsenal dhe para tij turku Hakan Calhanoglu.

Para “fantazistit” të Inter, në vendin e 19-të është një tjetër lojtar i Arsenal, Martin Odegaard, për të vijuar më pas me Emiliano Martinez të Aston Villa dhe Federico Valverde të Real Madrid, ndërsa në vendin e 16-të pozicionohet “ylli” i mesfushës, Granit Xhaka.

Në vendin e 15-të pozicionohet “ylli” spanjoll, Nico Williams, ndërsa para tij është nigeriani i Atalanta, Ademola Lookman. Një tjetër “iberik” ndodhet në vendin e 13-të dhe ai është Dani Olmo, ndërsa në vendet 12 dhe 11 të renditjes pozicionohen Florian Wirtz dhe Phil Foden.

Në vendin e dhjetë është pozicionuar “bomberi” anglez, Harry Kane, ndërsa para tij vendosen dy “yje” të LaLiga, me gjermanin Toni Kroos, i cili renditet në vendin e nëntë, ndërsa vendi i tetë mban emrin e Lamine Yamal.

Në vendin e shtatë është “bomberi” i Inter, Lautaro Martinez, ndërsa para tij janë pozicionuar Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, me “yllin” francez, i cili ndodhet në vendin e gjashtë, ndërsa “vikingu” në vendin e pestë.

Tre vendet e radhës i takojnë “Galaktikëve” të Real Madrid, teksa në vendin e katërt të tretë dhe të dytë renditen Dani Carvajal, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, ndërsa trofeu i madh është fituar nga spanjolli Rodri. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!