Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Xhaka kthehet në Londër, Leverkusen ndeshet me “Topçinjtë” në një kupë vere

schedule16:16 - 26 Qershor, 2024

schedule 16:16 - 26 Qershor, 2024

Ka pasur një karrierë me dritë dhe me hije. Granit Xhaka do të mbahet mend nga tifozët e Arsenalit si një futbollist jashtëzakonisht i përkushtuar për fanelën, tepër luftarak dhe me nivel aspak për t’u hedhur poshtë, por edhe si lojtari që u përplas verbalisht me ultrasit derisa ui hoq shiriti i kapitenit.

Kapiteni i Zvicrës, lojtar me origjinë shqiptare nga Kosova, do të kthehet në stadiumin “Emirates”, të Londrës për herë të parë që kur u largua për te Leverkusen. Klubi anglez njofton se kampionia e Gjermanisë do të marrë pjesë në “Kupën Emirates” në Londër, dhe do të ndeshet me Arsenalin, ashtu siç do të bëjë edhe Lion i Francës.

Në ekip do të jetë Xhaka, njëri nga më të mirët e sezonit të kaluar, kur “Aspirinat” fituan titullin në Bundesliga për herë të parë në histori, po ashtu Kupën e Gjermanisë, ndërsa humbën finalen e Europa League ndaj “Bergamaskëve”, të Atalanta.



Në shtatë vjet me “Topçinjtë”, mesfushori nuk mundi të fitonte ndonjë titull, por gjithsesi pati përmirësim të ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta. Në sezonin e fundit në Angli, futbollisti 31-vjeçar pati një paraqitje fantastike me 7 gola e 7 asistë duke luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit me përjashtim të njërës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!