Xhaka “fshin” Serbinë nga Botërori dhe poston foton me fanellën “Jashari”

schedule22:57 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 22:57 - 2 Dhjetor, 2022

Lideri i mesfushës zviceriane, Granit Xhaka rezultoi të ishte një ndër protagonistët kryesorë në kualifikimin e Zvicrës për në fazën tjetër, kualifikim i cili shijoi më shumë, pasi erdhi nga një fitore 3 me 2 ndaj Serbisë.

Xhaka arriti të dilte fitimtar në çdo përballje në fushë si nga ana sportive, por edhe emocioniale duke mos rënë pre e provokimeve nga lojtarët serb.

Megjithëse rrezikonte ndonjë dënim apo gjobë nga FIFA, në rast festimi me simbole kombëtare, Graniti nuk kishte si të dhuronte diçka të tillë për tifozët e tij. Me përfundimin e ndeshjes Xhaka shihej teksa festonte veshur me fanellën e një tjetër shqiptari të Zvicrës, Ardon Jashari.

Me mbiemrin Jashari mbi supe, Xhaka e përcolli mjaft mirë mesazhin e tij, duke ditur se ç’vlera simbolizon ai mbiemër për historinë shqiptare, e cila për fat të kaq është ende e freskët. /i.m /abcnews.al