Xhafer Dunga nga Fushë-Arrëzi ka humbur prej dy ditësh kontaktet me familjen e tij. Djali i tij, Arbeni në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” iu bëri thirrje për ndihmë autoriteteve ndërsa shtoi se i ati kishte humbur kontaktet në mal dhe se nuk kishte asnjë problem shëndetësor.
“Kërkoj një ndihmë nga shteti sepse nuk ja dal dot vetëm, kemi dy ditë që e kemi njoftuar policinë por këtu ka shumë pak policë. Nuk kanë as mjete”, u shpreh ai. /abcnews.al