Kryetari i Partisë Demokratike Dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar një takim me sipërmarrës dhe punonjës në Shkozet.
Gjatë këtij takimi, ai Xhaferraj ka prezantuar programin e Partisë Demokratike si dhe angazhimin e kësaj force politike për rritjen e pagës duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke e mbështetur atë.
Ai gjithashtu premtoi se qeveria Basha do ta dyfishojë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje si dhe do të ulet çmimi i energjisë për konsumin deri në 300 këh.
“Qeveria jonë do të dyfishojë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje. Do ulim çmimin e energjisë për konsumin deri në 300 kwh dhe një familje e thjeshtë do kursejë rreth 8500 lekë në vit. Kjo masë do të lehtësojë ndjeshëm shpenzimet e së paku 710 mijë familjeve,” u shpreh Xhaferraj. sb/abcnews.al/
Dje zhvillova një takim me sipërmarrës dhe punonjës në Shkozet. Prezantova programin e Partisë Demokratike dhe angazimin…
Posted by Ferdinand Xhaferaj on Wednesday, April 7, 2021