Kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj thekson përmes një statusi në rrjetin social Facebook se demokratët do të marrin 8 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa lufta do të bëhet pikërisht për mandatin e nëntë.
Xhaferaj shkruan se Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.
Postimi i plotë
Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurtë më ekipin tonë të kandidatëve.
Tetë mandatet tona janë të sigurtë, ndërkohë që të gjithë së bashkë do të bëjmë maksimumin për të arritur mandatin e nëntë.
Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit. /abcnews.al