Xhaferaj i del në krah Bashës: Po dokumentohet vjedhja e zgjedhjeve nga Rilindja

schedule14:00 - 1 Maj, 2021

schedule 14:00 - 1 Maj, 2021

Kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj i ka dale në krah lidershipit të PD-së përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke theksuar se Lulzim Basha bashkë me Partinë Demokratike kanë patur një rritje substanciale gjatë dy viteve të fundit, gjë e cila kulmoi me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Pasi falenderon të gjithë qytetarët dhe demokratët për mbështetjen që i dhanë PD-së në zgjedhje, Xhaferaj shkruan në Facebook se Basha duhet mbështetur në këtë moment kur po bëhet dokumentimi i vjedhjes së zgjedhjeve nga Rilindja, në mënyrë që të mos i lihet asaj mundësia për të mbuluar gjurmët.

Aktualisht, jemi në proces dokumentimi të vjedhjeve të Rilindjes dhe eshte detyre e cdo demokrati te mbështesë Lulzim Bashën në kete mision te rendesishem i cili do garantoje se Rilindja nuk do të ketë mundësi të mbulojë gjurmët e krimit të kryer, për të cilin Partia Demokratike i ka të gjitha provat dhe do t’ia paraqesë shumë shpejt shqiptarëve”, shkruan Xhaferaj, ndërsa thekson se shqipatarëve iu vodh alternativa europiane,  që përfaqësohet pikërisht nga Lulzim Basha.

PD pati një rritje të mbështetjes në të gjithë vendin gjatë këtyre zgjedhjeve, ndërsa vetëm në Durrës u shënua një rritje me plus 20 000 vota krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Statusi i plotë

Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të qytetit tonë e më gjërë, të cilëve iu vodh mundësia e përfaqesimit nga një qeveri e ndershme dhe Europiane si alternativa e z. Lulzim Basha.

Sot, ndihem vecanërisht falenderues për strukturat e Partisë Demokratike, punën e palodhur dhe idealizmin e tyre, i cili është esenca e partisë tonë.

Ndihem gjithashtu falenderues për cdo person i cili votoi për ndryshimin duke refuzuar të deformojë vullnetin e tij apo shiste votën për interesa të ngushta dhe afatshkurtra personale.

Partia Demokratike dhe lidershipi i saj patën një rritje substanciale, sidomos gjatë dy viteve të fundit, e cila kulmoi me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit. Votat e marra ndershmërisht nga PD në këto zgjedhje pasqyrojnë një rritje  të  dukshme të saj në të gjitha qarqet e vendit.

Aktualisht, jemi në proces dokumentimi të vjedhjeve të Rilindjes. Ky mision i rëndësishëm do garantojë se Rilindja nuk do të ketë mundësi të mbulojë gjurmët e krimit të kryer, për të cilin Partia Demokratike i ka të gjitha provat dhe do t’ia paraqesë shumë shpejt shqiptarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!