Xhaferaj: Basha s’kishte zgjidhje tjetër për Berishën, PD humbi se s’kishte pranë faktorin ndërkombëtar

schedule23:14 - 14 Tetor, 2021

schedule 23:14 - 14 Tetor, 2021

Kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se çfarëdo vendimi që të merrte Basha në lidhje me Berishën do të ishte i vështirë për të.

“Nëse s’do merrte vendim, do të thoshin ja Luli nuk vendos asnjëherë. Nëse do vendoste të mos e përjashtonte do dilte kundër aleatëve tanë, SHBA-të”, tha  Xhaferaj duke theksuar se PD nuk i fitoi zgjedhjet elektorale pasi kishte aleatët kundër.

“Nëse PD do të kishte aleatët pranë, ata s’do të heshtnin përballë masakrës elektorale si ajo e Durrësit. Është fillimi i një debati anglo-sakson. Lideri i mazhorancës përplaset me liderin e opozitës. Kontrasti kishte të bënte me faktin që Basha u përpoq të qëndronte mbi argumente, ndërsa Rama lunte me stilin e tij. Rama ishte në siklet. Ju thatë, Ramës i duhet Basha. Ka qenë një periudhë kur thonim Nanos i duhet Berisha, por në 2005 doli tjetër gjë. Berisha dhe Nano janë lidrët historikë, por nuk janë të vetmit, ka ardhur një brez i ri politilkanësh. Basha është një njeri që i duhej Berishës, e gjeti si figurë për të drejtuar KOP-in.”

Po ashtu, Xhaferaj tha se PD, në zgjedhjet e këtij viti nuk e kishte në krah faktorin ndërkombëtar, duke sjellë në vëmendje edhe faktin që lideri historik Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA.

“A mund të fitonte PD, kur Sali Berishës i është bërë gati dosja për non-grata? Po them që PD, në vitin 2021, nuk e kishte në krah faktorin ndërkombëtar. Humbëm sepse u bë masakër zgjedhore. Nuk di që një parti politike, të shtojë numrin e votave pas 8 vite qeverisje.  Më thuaj një rast të një partie politike që rrit votat pas dy mandateve qeverisje?”, tha ndër të tjera Xhaferaj. /abcnews.al/