Xhafaj pret ambasadoren Holandës Dewi Van De Weerd

schedule11:38 - 21 Shtator, 2017

schedule 11:38 - 21 Shtator, 2017

Ambasadorja e Holandës Dewi Van De Weerd shkoi sot në Ministrinë e Brendshme për t’u takuar me ministrin e ri Fatmir Xhafaj.
Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme bëri te ditur se temë e diskutimit ishin edhe azilkërkuesit shqiptarë në Holandë . Ambasadorja u interesua per masat që ka marrë Policia e Shtetit shqiptar për ta frenuar fenomenin. Ambasadorja Dewi van de Weerd pohoi se ka vërejtur masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për frenimin e fenomenit të azilkërkimit.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, përmes intesifikimit të shkëmbimit të informacionit. “Një tjetër masë, – tha ministri, – do të jetë forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe niveli profesional në Pikat kufitare”.
Ambasadorja holandeze u shpreh e bindur se Vetting-u në Policinë e Shtetit do të rrisë besimin e qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!