Xhafaj për operacionin e policisë: Ndëshkimi i “të fortëve” në rrugën e suksesit

schedule17:36 - 5 Nëntor, 2018

schedule 17:36 - 5 Nëntor, 2018

Pas bilancit të Gjovalin Lokës mbi rezultatet e javës së fundit të policisë, ka reaguar ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj. Në ditën e fundit në detyrë, pasi të martën pritet shkarkimi nga parlamenti, Xhafaj e cilëson si sukses këtë operacion në dy muajt e fundit. ”Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës.

Operacioni “Ndëshkimi i “të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë Daullexhinjtë avazin”, shkroi Xhafaj në rrjetin social Twitter. Ai dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm javën e kaluar, ndërsa në vendin e tij do të komandohet Sandër Lleshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!