Xhafaj në Trieste: Qendër rajonale e bashkëpunimit policor dhe implus të ri

schedule15:49 - 24 Tetor, 2017

schedule 15:49 - 24 Tetor, 2017

Konferenca përmbyllëse e projektit IPA 2013 ka aprovuar propozimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa për ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor.
Në takimin e Triestes morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Xhafaj u shpreh se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.
“Falë bashkëpunimit mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, nënvizoi Xhafaj.