Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka theksuar se në lidhje me listën e personave që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve përgjegjësinë kryesore e kanë drejtuesit e qarqeve.
Shefi i qeverisë i është përgjigjur pyetjes së gazetares së ABC, Esiona Konomi nëse do të jenë ish ministrat Xhafaj, Lleshaj, Bushati pjesë e listës, duke theksuar se janë përgjegjësit e qarqeve që e kanë në dorë dhe përzgjedhjen e emrave.
“Të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi, drejtuesit e qarqeve kanë dhe përgjegjësinë të bëjnë draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe më pas kjo listë do të miratohet nga kryesia e PS-së. unë pres prezantimin e të gjithë kryetarëve të qarqeve dhe më pas të behet dhe miratimi”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.al