Xhaçka takon homologun grek Nikos Dendias: Patëm një diskutim konstruktiv

schedule10:12 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 10:12 - 2 Dhjetor, 2022

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ditën e sotme ka udhëtuar drejt Athinës, ku ka zhvilluar një takim me homologun e saj greke, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhaçka ka postuar edhe disa foto nga takimi me Dendias, ndërsa shprehet se  diskutuan për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Lexo edhe: Xhaçka në Greqi, Athina kërkon “marrëveshjen e Tiranës” për detin, si referim në Hagë

Postimi:

Athinë/ Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë 🇬🇷, Nikos Dendias.
Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri.
Mirënjohje ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi. Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popujve tanë dhe të rajonit.

/abcnews.al/