Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili shënoi përfundimin e Kryesisë së radhës së KiE që mbahet nga Gjermania.
“Takimi i radhës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, nën kryesinë gjermane ishte një mundësi e mirë, për të vlerësuar kontributin e organizatës në funksion të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut gjatë pandemisë.
Përgëzova partnerët tanë gjermanë për punën e mirë gjatë kryesimit të KiE, si dhe i urova suksese kolegëve hungarezë, gjatë kryesimit të organizatës për 6 muajt e ardhshëm” shkruan ministrja.
“Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me reformat e brendshme, duke pritur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në” tha Olta Xhaçka./ Abcnews.al