Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë telefonike me zv, sekretar i Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe EuroAzisë, Philip Reeker.
Mësohet se fokusi i këtij bashkëbisedimi ishte marrëdhënia me SHBA si një gur themeli i politikës së jashtme.
Ministrja për Punët e Jashtme tha se Shqipëria është partner besnik i SHBA-së që prej 30 vitesh kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, duke shtuar: “Plotësuam kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, Xhaçka është shprehur se Shqipëria po punon për të garantuar ato, të lira dhe me standarde.
/abcnews.al/