“Xhaçka përdori si taksi helikopterin e FA”, Strazimiri: Me 10 mijë euro të blinin mijëra teste

schedule20:30 - 27 Nëntor, 2020

schedule 20:30 - 27 Nëntor, 2020

Pas akuzave të opozitës se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përdorur në fushatë elektorale helikopterin e FA-ve, një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri.

Strazimiri shprehet se kur ministrat kapen në flagrancë shprehen se situata nuk është ashtu siç duket, ndërsa shton se me 10 mijë eurot , mund të ishin blerë mijëra teste.

Lexo edhe: “Xhaçka gënjeu për udhëtimin”, PD nxjerr pamjet e ministres me helikopter në Dibër

Statusi:

Më në fund, Olta Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.

Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…

“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”,

*as në Shqipëri,

*as në vendet NATO,

*madje as në Afrikë!

Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë xhaçka, po e përdorin për

* “Shqipëria që duam”

dhe

* “Mati që duam”,

dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”!

Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë…

Por jo!

Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!