Xhaçka me ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit: Diskutuam për axhendën ambicioze

schedule10:11 - 27 Mars, 2022

schedule 10:11 - 27 Mars, 2022

Gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka,  ka zhvilluar një takim me ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo theksoi se Shqipëria ka pasur performancë shumë të suksesshme në muajt e parë të mandatit, duke rritur shumë profilin dhe imazhin e vendit tonë në botë.

“Shqipëria do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në muajin Qershor, çka është edhe momenti kulmor i punës sonë gjatë vitit të parë të mandatit, jo vetëm në terma prestigji, por edhe sepse vendi ynë do të marrë një rol akoma më të rëndësishëm në përcaktimin e axhendës dhe punës së Këshillit të Sigurimit dhe do të ketë mundësinë të avancojë akoma më shumë agjendën e prioriteteve dhe interesat e Shqipërisë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

“Momenti i duhur për t’u takuar me ekipin #shqiptar në KS të KS. Vlerësoi punën e suksesshme në adresimin e çështjeve të rëndësishme dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Diskutuam më tej axhendën tonë ambicioze dhe punën që na pret, veçanërisht në qershor kur merr Presidencën e #OKB -së“, shkruan ministrja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!