Xhaçka i përmendi njohjen e Kosovës, ambasadori serb: Ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon

schedule16:57 - 27 Tetor, 2021

schedule 16:57 - 27 Tetor, 2021

Ambasada e Serbisë në Shqipëri ka falenderuar sot ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për gatishmërinë e shprehur për t’i forcuar lidhjet mes dy vendeve.

Kryediplomatja shqiptare përmendi njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si çelës për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor. Ndrëkohë, në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Aleksandër Vukčević thotë se ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk ndihmon”.

“Faleminderit, zonja Ministre, që shprehët gatishmërinë për t’i forcuar lidhjet- ne besojmë në tejkalimin e së kaluarës përmes bashkëpunimit dhe respektit. Ne gjithashtu besojmë se ka gjithmonë hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit, për sa kohë që ai bazohet në respekt-ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon”, thuhet në reagimin e ambasadës së Serbisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!