Xhaçka: 2022 nuk ka qenë vit i lehtë, por i suksesshëm për Shërbimin Diplomatik

schedule09:35 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 09:35 - 31 Dhjetor, 2022

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka, ka deklaruar se 2022 nuk ka qenë një vit i lehtë, por në njëjtën kohë ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i suksesshëm për Shërbimin Diplomatik të Shqipërisë.

Përmes një urimi në rrjetet sociale, ajo ka përmendur disa nga arritjet e realizuara gjatë vitit që lam pas.

Xhaçka është shprehur krenare për ekipin dhe vitin ???? e sheh me optimizëm dhe besim.

Postimi i plotë:

???? nuk ka qenë një vit i lehtë, por në njëjtën kohë ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i suksesshëm për Shërbimin Diplomatik të Shqipërisë .

Ulja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së  dhe luajtja e një roli të rëndësishëm si bashkëpenëmbajtës me SHBA-të për çështjen e Ukrainës ;

Hapja e negociatave për procesin e anëtarësimit me BE-në;

Dialogu strategjik me partnerët tanë amerikanë;

Samiti #BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur në Tiranë.

Jemi krenarë  për ekipin tonë dhe e shikojmë vitin ???? me optimizëm dhe besim.

Gëzuar Vitin e Ri!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!