Xavi nuk po e konsideron Joao Felix si zëvendësues të Ousmane Dembele.
Kujtojmë se Ousmane Dembele i tha drejtuesve të Barcelonës dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi dhe për t’iu bashkuar PSG-së.
Xavi ishte i zhgënjyer me vendimin e anësorit pasi e konsideron atë një lojtar kyç në skuadër.
Sipas Diario Sport, Xavi i ka kërkuar drejtuesve të nënshkruajnë me anësorin për të zëvendësuar Dembelen.
Në të njëjtën kohë, trajneri i Barcelonës nuk e konsideron Joao Felix-in për këtë rol, duke preferuar një lojtar që punon për ekipin dhe është në gjendje të stërvitet në mbrojtje.
Megjithatë, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Felix-it dhe po mendon të huazojë anësorin nga Atletico pasi klubi nuk mund të përballojë një transferim të plotë.
Kujtojmë se më herët João Felix kishte deklaruar dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën. Atletico ka aprovuar huazimin e portugezit me mundësi blerjeje. /G.D abcnews.al/