Xavi Hernandez është gjobitur për shkak të shkeljes së rregullave që Ministria e Shëndetit Publik ka vendosur në Katar për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Legjenda spanjolle, që drejton skuadrën e Al Sadd, para disa ditësh doli pozitiv me koronavirus.
Gjithsesi shumë shpejt njoftoi se e kishte kaluar gjithçka dhe u rikthye të stërviste skuadrën. Gjithsesi shkelja e rregullave prej tij nuk është anashkaluar nga ana e Federatës së Futbollit të Katarit dhe Xavi duhet të shlyejë gjobën, që kap vlerën e 2300 eurove.
Në njoftimin e bërë, nuk specifikohet se çfarë rregulli ka shkelur ish-lojtari i Barcelonës dhe Marc Muniesa, lojtari i Al-Arabi, i cili gjithashtu e ka pësuar. /abcnews.al