Xavi shkakton “tërmet”, jep dorëheqjen përgatitësi atletik

schedule18:50 - 12 Nëntor, 2021

schedule 18:50 - 12 Nëntor, 2021

Ardhja e Xavi Hernandez në krye të stolit të Barcelonës ka rezultuar në një revulocion i vërtetë.

Tekniku spanjoll ka kërkuar që të ketë pjesë të stafit individë që ai mendon se mund ta ndihmojnë të arrijë objektivat për ta ngritur Barçën në vendet e para të La Liga.

Sipas gazetës spanjolle “As”, mësohet se ka dhënë dorëheqjen përgatitësi atletik i skuadrës, ndërsa drejtori sportiv i katalanasve i ka kërkuar të qëndrojë deri në janar për të pasur mundësinë të gjejnë një zëvendësues.

“ Joan Ramon  Tarrago i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të futbollit, Mateu Alemany , por ai i ka kërkuar të qëndrojë të paktën deri në janar ose derisa të gjejnë një zëvendësues në pozicionin e tij”, shkruan e përditshmja spanjolle “As”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!