Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë disa fjalë për trajnerin e skuadrës, Xavi.
“Xavi është një trajner i madh për mua, sepse ai gjithmonë i sheh gjërat pozitive. Në momente të vështira sillet si të gjithë katalanasit, sepse është ftohtë deri në palcën e kockave, por menjëherë e merr veten dhe shkon në anën pozitive. Ai gjithmonë mendon se si të bëhet më i mirë”, tha Laporta për Marca.
Të dielën në mbrëmje, Barcelona do të luajë në shtëpi ndeshjen e kampionatit të Spanjës kundër Athletic Bilbaos. /G.D abcnews.al/