Xavi dhe Lewandowski kishin darkuar në të njëjtin restorant në Ibiza. Rastësi?

schedule20:56 - 30 Qershor, 2022

schedule 20:56 - 30 Qershor, 2022

Ibiza është kthyer në qendër të tërheqjes së elitës së futbollit këtë verë. Jijantes raportoi mbrëmë se trajneri i Barcelonës, Xavi dhe sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, kishin darkuar në të njëjtin restorant.

Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim që Xavi dhe Lewandowski kanë ndërvepruar gjatë vizitës në restorant, por kjo nuk do të ishte befasuese.

Restoranti ekskluziv lokal Lio kombinon jo vetëm gastronominë, por edhe një performancë muzikore, prandaj është shumë i pëlqyer nga të famshmit e të gjitha profesioneve që kalojnë pushimet në resort.

Pa dyshim, fakti që Xavi dhe Lewandowski vendosën të shkojnë në të njëjtin restorant tashmë po tërheq vëmendjen dhe është një rast për diskutim. Golashënuesi më i mirë në Evropë konfirmoi publikisht dëshirën e tij për të mos përfunduar vitin e mbetur nën kontratë me Bayern.

Gjigantët e Bundesligës qëndrojnë në këmbë dhe presin me padurim të takohen me Robertin më 12 korrik për të diskutuar të ardhmen e tij. Edhe nëse klubi pranon ta shesë, do të dëshirojë të marrë të paktën 60 milionë euro. Oferta e fundit e Barçës ishte 40 milionë plus 5 milionë bonuse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!