Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se nga 116 pengjet izraelite, vetëm 50 janë ende gjallë, sipas Wall Street Journal.
IDF ka konfirmuar vdekjen e 41 pengjeve, bazuar në informacionet dhe gjetjet e marra nga trupat që veprojnë në Gaza.
Duke folur për Wall Street Journal, kreu i grupit mjekësor për Forumin e Pengjeve dhe Personave të Zhdukur, Hagai Levin theksoi se ka arsye për të qenë “jashtëzakonisht i shqetësuar”.
“Duket sikur çdo javë më shumë pengje po vdesin ose janë në rrezik ose sëmuren,” tha ai./abcnews.al