WSJ: 10% e punonjësve të UNRWA kanë lidhje me Hamasin dhe Xhihadin Islamik

schedule13:58 - 29 Janar, 2024

schedule 13:58 - 29 Janar, 2024

Rreth 10% e stafit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rripin e Gazës kanë lidhje me Hamasin ose Xhihadin Islamik, dhe gjysma e tyre kanë të afërm që u përkasin të dyja organizatave, sipas një dokumenti nga Wall Street Journal.

Sipas një burimi të qeverisë amerikane, informacioni në dokument është shumë i ndjeshëm dhe bazohet në mbikëqyrjen e celularëve, hetimet e terroristëve të kapur të Hamasit, dokumentet e gjetura mbi terroristët e vrarë dhe më shumë.

Sipas të njëjtit burim, Izraeli e ka ndarë këtë informacion me qeverinë amerikane dhe kjo ka çuar në pezullimin e ndihmave humanitare për UNRËA nga SHBA dhe vende të tjera.

Ndërkohë, Agjencia njoftoi sot se nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë operacionet e saj në Rripin e Gazës dhe rajonin më të gjerë pas fundit të shkurtit, nëse nuk rifillon financimi.

Një numër vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë, pezulluan fondet për agjencinë e ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë pas akuzave se 12 nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga militantët e lëvizjes islamike palestineze Hamas në Izrael.

“Nëse financimi nuk rifillon, UNRWA nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë shërbimet dhe operacionet e saj në rajon, përfshirë Gazën, pas fundit të shkurtit”, theksoi një përfaqësues i agjencisë së OKB-së.

/abcnews.al