Word Disney redukton 28 mijë vende pune si pasojë e pandemisë

schedule12:57 - 30 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 30 Shtator, 2020

Parqet e argëtimit, festat dhe tregjet janë prekur rëndë si pasojë e pandemisë  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjithë botën. Që nga muaj prill deri në qershor të ardhurat  e këtyre aktivitete janë reduktuar me 85 për qind.

Por gjiganti i argëtimit, Disney, ka reduktuar 28 mijë vende pune në territorin amerikan, mes parqeve të zbavitjes, festat dhe tregjeve.

Vendimi vjen si pasojë e impaktit të tejzgjatur të Covid-19 mbi këto aktivitete përfshirë dhe reduktimin e kapaciteteve në këto zona, që lidhen me distancën sociale por dhe pasiguritë për kohëzgjatjen e pandemisë. Ishte ky sqarimi zyrtar i kompanisë i shpërndarë në një formë deklarate për mediat.

Humbja financiare si pasojë e pandemisë në këtë sektor, duke u krahasuar me një vit më parë është 983 milion dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!