Janë mbyllur sfidat e orës 16:00 në Premier League, të vlefshme për javën e 18-të. Newcastle ka marrë një fitore minimale 1-0, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 83-të. Ky gol, u shënua nga Miguel Almiron.
Sulmuesi gjeti golin e parë me Newcastle, pas plot 27 ndeshjesh dhe 46 goditjeve në kuadrat. Dukej se Almiron ishte i “mallkuar” dhe nuk do të shënonte asnjëherë për “Qymyrxhinjtë”, por sot ia doli të gjejë rrjetën dhe të çojë në peshë të gjithë stadiumin “St. James Park”.
Wolves ka marrë një fitore me përmbysje 1-2 përballë Norwich, në një sfidë shumë të luftuar. Edhe Sheffield United vazhdon serinë e fitoreve, duke mposhtur 0-1 ekipin e Brighton. Sheffield renditet në vend të pestë, ndërsa Wolves një pozitë më poshtë, me të dyja skuadrat që janë surpriza të këtij sezoni.
Aston Villa është mposhtur 1-3 nga Southampton. Kjo sfidë, kishte vlerën e 6 pikëve, pasi dy skuadrat janë rivale direkte në fundin e tabelës. Burnley vazhdon të tregojë cinizëm dhe të marrë rezultate pozitive dhe të rëndësishme. Të besuarit e Sean Dyche fituan 0-1 në transfertë përballë Bournemouth./abcnews.al