Wizzair do të pezulloj fluturimet në Moldavi, për arsye sigurie

schedule21:10 - 27 Shkurt, 2023

schedule 21:10 - 27 Shkurt, 2023

Wizz Air njoftoi sot se do të pezullojë fluturimet për në kryeqytetin moldav Kishinau nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës së saj ajrore, një vendim që Autoriteti i Aviacionit Civil të Moldavisë e përshkroi si të papritur dhe të ardhur keq.

Moldavia është një nga vendet me ekonomi më të varfër në Evropë dhe ka qenë shumë e ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë.

Linja ajrore tha: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti numër një i Wizz Air. Pas zhvillimeve të fundit në Moldavi dhe rritjes së rrezikut, në hapësirën ajrore të vendit, Wizz Air ka marrë vendimin e vështirë por të përgjegjshëm për të pezulluar të gjitha fluturimet në Kishinau nga 14 marsi”.

Ministri i Jashtëm moldav Nikos Popesku tha të mërkurën se vendi i tij është i përgatitur për një “gamë të plotë kërcënimesh” mes frikës se Rusia mund të shtojë përpjekjet për të destabilizuar vendin, i cili është tronditur nga lufta në Ukrainën fqinje.

Tensionet midis Rusisë dhe Moldavisë janë rritur muajt e fundit pasi raketat ruse që synojnë territorin ukrainas kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe autoritetet kanë fajësuar Kremlinin për nxitjen e protestave antiqeveritare, një akuzë që Moska e mohon.

Autoriteti i aviacionit civil të Moldavisë tha se autoritetet e vendit u informuan me email për vendimin e Wizz Air, duke shtuar se linja ajrore kishte kërkuar miratimin për orarin e saj të fluturimit veror më 14 shkurt.

“Pas analizimit të rreziqeve, agjencitë qeveritare kanë përcaktuar se fluturimet në hapësirën ajrore kombëtare mund të kryhen të sigurta pas një sërë procedurash. Më vjen keq për vendimin e papritur të Wizz Air”, thuhet në një postim në kanalin zyrtar Telegram të qeverisë moldave.

Ai tha se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rajonal ishin në bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Wizz Air dhe i informoi ata për procedurat në vend për të garantuar sigurinë e aviacionit.

Autoriteti i aviacionit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kthyer Wizz Air në aeroportin e Kishinauit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të tërhequr linja të tjera ajrore me kosto të ulët.

Wizz Air tha se do të ketë më shumë fluturime nga e gjithë Evropa në qytetin lindor rumun Iasi, pranë kufirit moldav, si zëvendësim për shërbimin e Kishinevit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!