Kënga “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në Europë. Një këngë që flet për lirinë, protestat dhe demokracinë. Një këngë që do të thotë shumë për miliona njerëz në mbarë botën, shkruan The Guardian.
CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë. A është dhe “Wind of Change”, që shoqëroi shembjen e regjimeve komuniste në Europë, prodhim i CIA-s?
Por prej vitesh qarkullon një teori e çuditshme se këtë këngë nuk e ka krijuar këngëtari i grupit Scorpions Klaus Meine, por CIA si armë e luftës psikologjike për të nxitur rininë e Europës Lindore për të ngritur kundër regjimeve komuniste, raporton abcnews.al
Klaus Meine thotë se ideja për këngën himn që shoqëroi kthesën në Europën Lindore i kishte lindur tek ecte përgjatë lumit Moskva në Moskë drejt Parkut Gorki, kur papritmas një fllad erë të ftohtë i kishte fishkëllyer veshëve dhe i kishte krijuar idenë e melodisë.
Megjithatë gazetari Patrick Radden Keefe, hulumtoi rreth dhjetë vjet për të nxjerr në dritë nëse ka ndonjë të vërtetë në historinë që kishte dëgjuar nga një ish-punonjës i CIA-s se kënga “Wind of Change” është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan, raporton abcnews.al
Edhe pse në vështrim të parë kjo histori tingëllon absurde, ajo që e shtyu Radden Keefe të hulumtojë është fakti se CIA ka përdorur shpesh këngë.
Në vitin 2020, ne shikojmë pas në histori dhe themi:” Sigurisht që Muri i Berlinit do të binte, sigurisht që Bashkimi Sovjetik do të shembej, “” thotë ai. “Por njerëzit në CIA në atë kohë nuk e morën atë si diçka të mirëqenë. Dukej sikur Bashkimi Sovjetik do të zgjaste përgjithnjë, dhe CIA duhej të bënte gjithçka për ta minuar atë ”.
Kjo nënkuptonte përdorimin e çdo arme brenda arsenalit të saj – përfshirë shumicën e eksporteve kulturore amerikane, raporton abcnews.al
Radden Keefe ka përgatitur një podcast të gjatë për hulumtimet, investigimet dhe intervistat që ka zhvilluar për autorësinë e “Wind of Change”, por në fund nuk arriti të gjejë prova se kjo këngë është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan, raporton abcnews.al
Ndër të tjera ai mendon se thashethemet për këngën e grupit Scorpions mund të jenë përhapur nga rusët për të diskredituar “Erën e Ndryshimit”. “Gënjeshtra është një metodë që e përdorin shumë regjime për të kontrolluar popullsinë,” thotë Radden Keefe. “Ato krijojnë cinizëm dhe cinizmi krijon apati”.
Pas publikimit të podcastit nga gazetari Radden Keefe këngëtari i grupit Scropions Klaus Meine tha se kjo histori është e çuditshme se as në ëndrrat e veta më të fuqishme nuk mund ta kishte imagjinuar që kjo këngë mund të vendosej në ndonjë lidhje me CIA-n./abcnews.al