Wimbledon/ Fitojnë Sinner e Alcaraz, talentet e tenisit nuk falin kundërshtarët në turnen britanik

schedule15:14 - 4 Korrik, 2024

schedule 15:14 - 4 Korrik, 2024

Pasi elemoi gjermanin Yannick Hanfmann, në raundin e parë, të turneut prestigjioz të tenisit “Wimbledon”, “numri 1” i botës, Jannik Sinner ka vijuar “ëndrrën” e tij britanike, duke mundur rivalin e parë “serioz”, të këtij kompeticioni, bashkëkombasin e tij, Matteo Berretini, në një sfdë që zgjati plot 4 orë dhe mund të thuhet se ishte një përballje kokë më kokë, pavarësisht se fitues në fund doli talenti 22-vjeçar, me rezultatin 3-1.

Të treja setet e Sinner u triumfuan vetëm me anë të “tiebreaker”, me “numrin 1” të botës, që regjistroi rezultatet, 7-6, në të gjitha setet, ndërsa në setin e vetëm të fituar nga tenisti tjetër i Apeninëve, Sinner u mund me rezultaitn 6 me 2, megjithatë ky i fundit zhvilloi një performancë fantastik, duke llogaritur këtu faktin se vinte nga një dëmtim që e kishte lënë për shumë kohë jashtë fushave të blerta.

Mirëpo, siç theksuam edhe më lart, fitorja në fund shkoi për Jannik Sinner, i cili për mediat pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur, teksa tregoi më shumë edhe për një bisedë të shkurtër, që pati me kundërshtarin e tij, në përfundim të sfidës.

“Të gjithë prisnin një ndeshje të madhe. Matteo është një lojtar shumë i mirë dhe e dija që për ta mposhtur duhej të rrisja nivelin e lojës, në krahasim me ndeshjen e parë. Gjëja që më bën më shumë të lumtur është ta shoh Matteon sërish në këto nivele. I uroj vetëm të mira.

Pas ndeshjes i urova fat për pjesën tjetër të sezonit, pasi po luan shumë mirë. Gjithashtu dhe ai mua më uroi të njëjtën gjë. E nisëm ndeshjen me të më buzëqeshje dhe po ashtu e mbyllëm. Nëse ai vazhdon luan kështu, shumë shpejt do të jetë në nivelet më të larta”,- u shpreh tenisti italian.

Ndryshe nga Sinner, rivali i tij i përbetuar, Carlos Alcaraz e pati shumë më të lehtë triumfin ndaj australianit, Alexandar Vukic, me talentin “iberik”, i cili fitoi pastër, me rezultatin 3-0, me setet që u mbyllën, me shifrat 7-6, 6-2 e 6-2.

Tashmë, në fazën e ardhshme, të turneut më prestigjioz në sportin e tenisit, atë të 1/16-ve, “numri 3” i botës, Carlos Alcaraz do të përballet me amerikan Frances Tiafoe, i cili kaloi kroatin Borna Coric, ndërsa Sinner do të përballet me serbin Miomir Kecmanovic, me këtë të fundit që eleminoi holandezin Tallon Griekspoor. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!