Inaki Williams e kishte menduar shumë më të vështirë qëndrimin në izolim. Sulmuesi i Athletic Bilbao po kalon mirë, por një “shqetësim” nuk mungon kurrë. Mamaja e tij e telefonon shpesh, madje e ekzagjeron.
25-vjeçari tregon për Cadena Ser rreth rikthimi në fushën e blertë, diçka që e sheh të vështirë për momentin. Në fund ëndrra e madhe, rikthimi te kombëtarja e Spanjës, aty ku numëron vetëm një ndeshje, atë kundër Bosnjës në fund majin e vitit 2016.
“Po stërvitem në shtëpi, shoh seriale si La Casa de Papel dhe e kaloj kohën me të dashurën time. E prisja më keq të them të drejtën. Flas shpesh në video-call me mamanë time, ajo mërzitet duke qëndruar brenda dhe më merr çdo 2-3 minuta.
Qyteti i Bilbaos është totalisht i zbrazët, është e trishtë kur e sheh kështu. Klubi na ka ndihmuar për të qëndruar sadopak në formë, po pres me padurim rikthimin në fushë. Jam dakord që të rinisë kampionati pa tifozë. Gjithmonë në kushte sigurie, për momentin më duket e vështirë të ndodhë.
Ëndrra ime? E kam shprehur, dua të luaj me Spanjën në Europian. Do të jap gjithçka nga vetja për të bindur Luis Enrique që të më grumbullojë me kombëtaren“, thekson Inaki Williams. /abcnews.al