William dhe Harry drejtojnë ceremoninë historike nën të njëjtën çati ku përcollën nënën Diana

schedule09:50 - 18 Shtator, 2022

schedule 09:50 - 18 Shtator, 2022

Tetë nipërit e mbretëreshës, duke përfshirë Princin e Uellsit dhe Dukën e Sussex-it, kanë qëndruar rreth arkivolit të saj ndërsa trupi i pajetë i monarkes qëndron prej ditësh tashmë në Ëestminster Hall.

Me kërkesë të mbretit Charles, Princi Harry veshi uniformën ushtarake, për herë të parë që nga viti 2020. Ai ka veshur rroba civile në ngjarje publike që kur mbretëresha vdiq.

Është hera e parë në histori që nipërit e një monarku marrin pjesë në ceremoni.

&

Djemve të Mbretit, William dhe Harry, iu bashkuan Peter Phillips dhe Zara Tindall, fëmijët e Princeshës Anne, si dhe vajzat e Princit Andrew, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, dhe Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn, të cilët janë fëmijët e Princit Edward.

44 vjeç, Peter Philips është më i madhi nga nipërit e Mbretëreshës, ndërsa më i riu, James, Viscount Severn, është 14 vjeç. Në heshtje dhe me kokën ulur, tetë kushërinjtë qëndruan në pika të ndryshme rreth arkivolit ndërsa turmat vazhdonin të kalonin përpara.

Princi William qëndroi në krye të arkivolit të Mbretëreshës me vëllain e tij në anën e kundërt. Konti dhe kontesha e Wessex, prindërit e Louise dhe James, shikonin nga një platformë përballë arkivoli.

Në të njëjtën çati, Harry dhe William i dhanë lamtumirën edhe nënës së tyre Diana. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!