Wilder tregon “dhëmbët”: Ai që hodhi peshqirin do të vuajë pasojat

schedule12:16 - 25 Shkurt, 2020

schedule 12:16 - 25 Shkurt, 2020

Ish-kampioni i WBC, Deontay Wilder, e ka pranuar humbjen kundër Furyt. Amerikani u rrëzua dy herë në ring dhe pas herës së dytë ishte trajneri i tij, Mark Breland, ai që e ndërpreu ndeshjen duke hedhur peshqirin në ring. Analistët mendojnë se ish-kampioni ka bërë gjënë e duhur që ndaloi ndeshjen, por Wilder ka një tjetër mendim.

“Nuk dua të tregohem emocional tani. E kam diskutuar këtë gjë me stafin tim prej kohësh. Jam i mërzitur me Mark, pasi kishim rënë dakord se si do të vepronim në një situatë si ajo e ditës së diel. E kam rithënë se nëse dikush do të hedhë peshqir për të ndaluar ndeshjen time, atëherë do të ketë pasoja”, deklaron 34-vjeçari.

“Unë jam një luftëtar, një lider, një kampion dhe dua të luftoj deri në fund. I kam thënë ekipit tim se çfarë që të më ndodhë mua gjatë ndeshjes, kurrë të mos e hedhë peshqirin sepse unë jam ndryshe. Kisha ende dhe pesë raunde lojë. Nuk ka rëndësi si dukesha, por unë isha ende në gjendje për të vazhduar ndeshjen”, mbyll Wilder, i cili pritet ta shkarkojë trajnerin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!